Harrojeni kuptimin e këngës “Despacito”, ky është sekreti misterioz i këngëtarit (Video)

0

Luis Fonsi për kohë rekord është kthyer në një prej emrave më të kërkuar në toplistat botërore. Kënga e tij “Despacito” ka arritur afro 2 miliardë klikime në Youtube, shkruan Sovrani.info

Në fakt sot mban epitetin e këngëtarit tejet të suksesshëm, ndërsa vite më parë është cilësuar si tradhtar. Ai ka qenë i martuar me një prej aktore tejet të dashur për publikun latin. Adalmari Lopez që sot punon si prezantuese ka rrëfyer se Fonsi e ka tradhtuar atë.

Ata sot kanë një raport solid ani pse ka vite që janë ndarë, transmeton Sovrani.info

Në fakt këngëtari latin këtë ngjarje për kohë të gjatë e ka mbajtur sekret dhe nuk ka dashur të flasë për këtë ngjarje. Por muaj më parë para se Fonsi të kthehet në emrin më të kërkuar në Youtube, ka pranuar që ka qenë tradhtar.

Rikujtojmë që kënga “Despacito” është kënga më e klikuar e vitit 2017 deri tani./Express/