Haziri: Nëse PDK vepron njëanshëm, vendi shkon në zgjedhje

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo që po ndodh aktualisht në Koosvë nuk e thellon krizën politike në vend.

Veç tjerash si nënkryetar i LDK-së, Haziri ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ky subjekt partiak ka mungesë të vendimmarrjes.

Sipas Hazirit votat në Kuvend po mungojnë çdo herë dhe jo vetëm për çështjen e Demarkacionit derisa në një prononcim për Info Magazine ai tha se nëse PDK bën ndonjë veprim të njëanshëm, Kosova shkon në zgjedhje brenda disa ditësh.

”Është diçka që po zihet në Kosovë, nuk është ajo që e thellon krizën politike të vendit”.

”Kjo identifikohet me mocionin e opozitës. Asgjë tjetër nuk është prioritet përpos mocionit”.

”Vendim marrja po mungon tek PDK-ja”.

”Votat në Kuvend mungojnë jo vetëm për Demarakcion por për çdo lloj ligji”.

”Kush është përgjegjës për menaxhimin e votave në Kuvend normal që Kryesia e Kuvendit”.

”Në Qeveri nuk ka mungesë vendimmarrje. Ne jemi afër bashkimit të votës tonë. Me iniciativa serioze të deputetëve të grupit të LDK-së”.

”Nëse ju kujtohet pika e 14 palët nuk rpanojnë mocione dhe nuk mbështesin mocione. Nëse PDK njëanshëm vepron ne nuk kemi çka komentojmë dhe çka ndërhyjmë në veprime të njëanshme”.

”Në bisedat tona ne çdoherë iniciojmë që të mos ketë vendime të njëanshme”.

”Natyrisht që jemi të gatshme për zgjedhje. Veprimi i njëanshëm i PDK-së e qon vendin në jo më shumë se 40 ditë në zgjedhje”.

”Ne jemi të qartë se kjo çështje politike ka të bëjë me nevojën që Kosova të ec përpara”.