Historia e vajzës nga Llapi. Shkoi si refugjate u bë kampione në Kanada (Foto)

0

Ëndërra e saj ishte të bëhët mjeke. Prandaj edhe shkollën e mesme e nisi në këtë drejtim. Por dëshira e Mimoza Zhitisë, për ta parë vetën mjeke u prenë në mes, kur lufta në Kosovë detyroi këtë vajzë nga Podujeva ta lë shkollën dhe të largohet nga vendi ku lindi.

Më shumë vështirësi duke u përballur edhe me vdekjen, Mimoza Zhitia arriti të dal në Maqedoni, e më pas kur u bashkua me familje udhëtuan për Kanada. Ky shtet për Mimozën nuk do jetë vetëm vend shpëtimi nga lufta por edhe shprese për të ardhmen e saj, shkruan Magazina.al

Atje nisi ta ndjek një hobi tjetër; atë të fitnesit për cka Mimoza ka treguar një sukses të madh.

Shumë shpejt vajza nga Llapi do kthehet në një kampione të fitnesit në Kanada.
Mimoza nga një refugjate e panjohur për askë u kthye në vajzë që do ta njoh tërë Kanadaja duke u bërë imazh i shumë kompanive fitnesi.

Tash Mimoza Zhitia ka ndërruar edhe mbiemrin në Hutton, duke qenë se është martuar me një kanadez dhe me të kanë dy fëmijë. Magazina.al