Horoskopi për muajin maj, ja çfarë thotë për ju

0

Mësoni si parashikohet të jetë muaji për ju.

Dashi 

Dashuria­ Me Venusin ne shenje do te enderroni me sy hapur. Ndiqni deshirat romantike dhe do te ndjeni brenda vetes një insistim te pazakonte, qe do te zhvilloje deshiren per  realizimin e emocioneve te reja, edhe nese keni nje marredhenie te qendrueshme private! Dikush nga te lindurit e kesaj shenje do te ndjeje dashuri per nje person qe ben pjese ne rrethin shoqeror. Shendeti­ Planetet per muajin maj parashikojne nje jete te qete, nje shendet te kontrolluar dhe te ekuilibruar per lehtesimin e punes se stomakut. Marsi, i cili ndodhet ne shenjen e Peshqve, parashikon per ju nje forme fizike jo te mrekullueshme, ngadalesoni ritmet e punes dhe mos u sforconi me aktivitetet sportive. Puna­ Merkuri, i cili ndodhet ne shenjen tuaj parashikon gjera te reja dhe situatat interesante per te gjithe ata persona qe punojne ne grup. Do te arrini te stabilizoni ritmet dhe objektivat e perbashketa mbi te cilat do te perqendrohet vemendja e te gjithe grupit. Do te jete nje sukses personal per ju dhe nje avantazh per punen ne grup qe do te behet e lehte dhe frytdhenese per çdo njerin nga ju. Paraja­ Javet e para te muajit rezultojne te favorshme per mbylljen e bizneseve te rendesishme. Kjo vlen mbi te gjitha per personat e lindur ne fund te muajit prill, te cilet do te dine t’i japin ekonomise se tyre nje rendesi te vecante, e cila do t’i ndihmoje te ndertojne nje te ardhme te rehatshme. Duhet te jeni me te kujdesshem me shpenzimin e parave gjate diteve te fundit te muajit.

Demi  

Dashuria­ Vemendjen tuaj e keni te perqendruar tek realizimi i deshirave te partnerit dhe efektet e angazhimeve te shumta profesionale nuk do te mungojne te shfaqen. Do te merrni iniciativat per te cilat nuk kishit menduar kurre me pare dhe do te mbeteni te befasuar nga thjeshtesia e zgjidhjes se situatave te veshtira. Njohje te reja per personat qe jane beqare. Shendeti­ Energjite qe ju dhuron Marsi, i ndodhur tek shenja e Peshqve (deri ne daten 15), do te jene teper te vlefshme per ju. Shijoni ekuilibrin e mire psikofizik. Nese mosha juaj eshte paksa e madhe, atehere duhet te parashikoni nje vizite kontrolli. Dedikojini jetes se perditshme disa dite pushimi. Puna­ Do t’i kushtoni vemendje te rendesishme angazhimeve tuaja. Gjate diteve te fundit te muajit, do te arrini te shfaqni qetesine ne punet e veshtira, nuk eshte e thene qe te beni me cdo kusht ate qe ju eshte thene, por do te dini te dilni nga situatat e komplikuara, sigurisht nepermjet zgjidhjeve te castit qe do te krijoni. Paraja­ Venusi, i cili ndodhet tek shenja e Gaforres do t’ju sjelle fat dhe do te arrini te menaxhoni mjaft mire parate, do te dini si te beni llogarite dhe do t’u kushtoni rendesi fitimeve ne lidhje me te ardhmen ne ditet e fundit te muajit.

Binjaket 

Dashuria­ Kjo periudhe do te jete teper kureshtare dhe nuk duhet te ndjeheni keq nga kjo gje, sepse e paparashikuara eshte e paparashikuar dhe rezultati eshte i lidhur ngushte me shijet pikante te dashurise! Nga njera ane keni shume deshire te ndiqni endrrat tuaja per realizimin e aventurave dhe nga ana tjeter keni deshire per te mbrojtur interesat. Shendeti­ Forma fizike nuk do te jete ne maksimumin e saj, sidomos ne 15­ditshin e pare te muajit. Nervozizmi nuk do t’ju ndihmoje aspak te ndjeheni mire! Puna­ Fati nuk do t’ju braktise nese nuk do te jeni ju ata qe do t’i ktheni krahet per t’i kushtuar vemendje gjerave te tjera. Duhet te keni besim ne intelektin tuaj, ne spontanitet dhe tek simpatia juaj. Do te beheni te pathyeshem mbi te gjitha tek aktivitetet qe kane ne qender komunikimin! Paraja­ Fitime po, fitime jo. Muaji maj do te jete i karakterizuar nga fitimi dhe humbja e parave. Por, per shume te lindur te kesaj shenje nuk do te mungojne mundesite e mira ekonomike, mbi te gjitha ata parashikohen ne mes te muajit. Jane te privilegjuar ata persona qe punojne ne sektorin e agrikultures, fushes imobiliare, ose financiare.

Gaforrja 

Dashuria­ Venusi, qe ndodhet per pak kohe tek shenja juaj, do t’ju beje te shprehni te gjitha mendimet dhe deshirat qe keni brenda vetes dhe muaji i majit do te behet i paharruar per ju! Angazhimi me personin e dashur do te jete total ne te gjitha kendveshtrimet. Momente te kendshme parashikohen edhe per personat qe jane beqar, fale aventurave intriguese! Shendeti­ Nga data 15, forma juaj fizike do te jete nen vezhgimin intensiv te Marsit, do te ndjeheni te lodhur dhe kjo situate do te ndikoj edhe ne humorin tuja, do te jeni paksa te merzitur! Ne fakt do te jete nje tjeter planet qe do t’ju perkrah dhe do t’ju dhuroje nje periudhe te mrekullueshme. Puna­ Planetet parashikojne perdorimin e imagjinates nga ana juaj ne punen e perditshme. Nuk duhet te jeni te pavendosur dhe nuk duhet te terhiqeni pas, por beni propozimet tuaja dhe do te arrini nje sukses te paimagjinueshem! Sensibiliteti juaj do te jete i stimuluar dhe do te dini te mblidhni frytet e asaj qe ju rrethon. Paraja­ Eshte nje moment i shkelqyer per financat tuaja, mbi te gjitha nese jeni i angazhuar me situaten financiare, ose jeni ne pritje te marrjes se disa parave. Edhe ata persona qe punojne ne mjekesi, do te kene rezultate te mira. Duhet te keni besim tek intuita juaj, sepse do te gjendeni ne udhen e duhur dhe do te keni rezultate te mira.

Luani 

Dashuria­ Muaji maj per te lindurit e kesaj shenje parashikohet te jete i embel sepse vlera dhe embelsia e ndjenjave do te jetojne ne zemren tuaj. Do te beheni enderrimtar dhe romantik, te gatshem per te marre iniciativa. Per beqaret mund te jete nje periudhe e bukur ku do te lindin pasione te reja dashurie. Shendeti­ Keni elasticitetin e duhur dhe nje forme te shkelqyer, tek e cila mund te mbeshteteni per tere muajin. Stina e bukur eshte nje ftese e qarte per t’iu dedikuar mireqenies suaj dhe sportit te preferuar nga ju. Per te evituar bezdisjet duhet te jeni me te kujdesshem ne tavoline dhe dedikojini me teper kohe gjumit te nates. Puna­ Maji mund te jete nje moment frytdhenes. Gjithcka qe duhet te beni, detyrat qe do t’ju besohen, do te jene banka e provave te rendesishme per te ardhmen e karrieres suaj. Projektet me te rendesishme do te kene nje hapesire me te madhe per te qene sa me aktuale, duhet te jeni me konkret dhe te besueshem. Paraja­ Nuk do t’ju mungojne idete per te gjetur hapesira te reja fitimprurese. Nese do te flisnim ne gjuhen ekonomike, maji do te jete nje muaj me te vertete me fat. Merkuri dhe Jupiteri jane ne anen tuaj, do te perkrahin financat tuaja sidomos ne tre javet e fundit te muajit.

Virgjeresha 

Dashuria­ Maji do te jete nje muaj i mire per ju dhe per jeten tuaj te perditshme. Do te jete nje periudhe romantike dhe e qete, me saktesisht sic ju pelqen juve, duke lene menjane komplikimet e perditshme. Do te ndjeheni shume mire me personin e zemres, me te cilin do te arrini te flisni per gjithcka me qetesi. Takime te rendesishme per beqaret. Shendeti­ Nuk duhet te prisni nga ky muaj nje forme te mire psikofizike, me Marsin, i cili do te qendroje tek shenja juaj deri ne daten 15, do te arrini te ndjeheni mire vetem nese praktikoni nje aktivitet sportiv. Nder te tjera duhet te jeni me te kujdesshem ndaj rrymes se ajrit, per te evituar semundjen dhe ftohjen e paparashikueshme. Puna­ Merkuri do te jete i mirepritur per ata persona qe kane nje aktivitet te pavarur. Do te kuptoni shume mire se cilat jane levizjet e nevojshme per te kryer ne menyre te atille per te mbajtur autonomine ne maksimum ose per te arritur rezultate te mira. Do te dini te perballoni kontraste te ndryshme ose do te zgjidhni nderkohe natyren burokratike. Paraja­ Levizja e planeteve mund te krijoje ngritje dhe ulje te humorit tuaj. Ne javen e pare dhe te fundit te muajit, do te merreni me levizjen e parave, ne te mire dhe ne te keq.

Peshorja 

Dashuria­ Edhe ne jeten private deshironi me te miren, doni me teper dhe jeni ne kerkim te perfeksionit. Ne fund, kjo gje mund te komplikoje ekzistencen. Takime kureshtare dhe te kendshme parashikohen per ata persona qe e kane zemren te lire. Shendeti­ Forma juaj shendetesore nuk do te jete ne maksimum, sidomos ne pjesen e dyte te muajit. Duhet te evitoni sforcimet e teperta ose te paparashikuara, sidomos nese praktikoni nje sport. Mund te ndjeheni te lodhur dhe me nervoz se zakonisht. Venusi ju keshillon te pini shume lengje per te evituar pasojat e rrezikshme. Puna­ Merkuri, i cili ndodhet ne shenjen tuaj do t’ju dhuroje rezultate te mira ne planin profesional. Muaji maj do t’ju ndihmoje, lajme te mira do te mberrijne per me te rinjte e shenjes, sidomos per ata persona qe jane ne pritje te nje pune te re. Te favorizuara do te jene angazhimet qe keni ne lidhje me fushen e turizmit. Paraja­ Me Diellin dhe Merkurin ne shenjen tuaj do te jeni paksa ne ankth ne ceshtjet financiare. Kjo gje nuk do t’ju ndihmoje ne qartesimin e ideve, ose nuk do t’ju ndihmoje te zgjidhni situatat e veshtira. Gjate ketij muaji nuk duhet te ndermerrni iniciativa te nxituara.

Akrepi 

Dashuria­ Venusi ju dhuron humor dhe deshiren per te komunikuar. Do te jete nje periudhe e bukur, ku do te dominojne te gjitha ngjyrat e stines. Do te flisni hapur me personin e zemres per ceshtjet me te rendesishme qe i perkasin se ardhmes suaj. Muaj i karakterizuar nga deshira e madhe per te qene sa me spontan dhe te sinqerte! Shendeti­ Nje forme e mire parashikohet per ju gjate gjithe ketij muaji. Ne fakt duhet te shijoni cdo moment qetesie qe do t’ju shfaqet gjate kesaj periudhe, nuk duhet t’i thoni jo propozimeve qe do t’ju vijne per praktikumin e nje sporti. Do te jeni te gatshem per te perballuar edhe angazhimet me te veshtira, dhe humori do te behet gjithnje e me rrezatues, sepse nje trup i shendetshem ndikon tek nje shpirt i mire. Puna­ Merkuri mund t’ju dhuroje iniciativa dhe energji qe mund te ndikojne ne marrjen e vendimeve. Perfundimi? Shume rezultate mund t’ju ikin nga duart sepse do te jeni teper inferior ne lidhje me fitimet. Paraja­ Ne dhjeteditshin e pare te muajit parashikohet nje tension ne balancimin e financimeve tuaja. Do te kontribuoni ne shpenzimet per udhetime dhe pushime qe do te ndermerrni gjate kesaj periudhe. Situata do te permiresohet ne fund te muajit, do te fitoni para.

Shigjetari 

Dashuria­ Do te ndjeni nevojen e nje ekuilibri sentimental dhe deshironi te jetoni me qetesi ceshtjet e zemres suaj, sidomos nese behet fjale per nje sjellje jo te mire ne jeten private. Venusi ju dhuron nje sjellje me te qete ne lidhje me ekzistencen e personit te dashur. Shendeti­ Marsi do te jete miku juaj qe nga data 15, pjesa e dyte e muajit, do te jete e ndikuar nga energjite dhe nje shendet i mire, i cili duhet te vazhdoje te jete keshtu gjate gjithe muajit, edhe pamja e jashtme do te jete e kendshme. Puna­ Nuk duhet te prisni qe te tjeter t’ju thone per te reaguar, duhet te veproni sipas mendimit tuaj. Energjia, entuziazmi, fantazia dhe imagjinata do t’ju ndihmojne te ndjeheni krenar per ate qe keni arritur deri me tani. Perpiquni te degjoni me vemendje te tjeret. Paraja­ Me Jupiterin ne shenje, nuk do te keni probleme ne sektorin financiar. Ne dy javet e fundit duhet t’i kushtoni me teper rendesi fitimeve, dhe duhet te investoni ne menyren e duhur parate qe keni fituar.

Bricjapi 

Dashuria­ Marsi mund te jete pozitiv ne lidhje me sferen sentimentale, me ndihmesen e planeteve qe ju perkrahin. Nuk duhet te jeni te merzitur ne lidhje me pozicionin tuaj, edhe nese kjo periudhe nuk eshte teper e mire per ty. Shendeti­ Marsi mund t’ju shoqeroje ne ndonje moment lodhje ose me saktesisht ne nje faze te veshtire. Edhe Venusi do t’ju ktheje krahet duhet te shkoni tek mjeku juaj per nje vizite te pergjithshme dhe duhet te jeni me te vemendshem me ushqimet qe konsumoni. Puna­ Do te keni sukses ne disa ceshtje qe keni filluar, do te merrni rezultatet me te mira qe keni deshiruar deri me tani! Dikush ju kujton se duhet te tregoheni me te vemendshem ne firmosje e disa kontratave. Paraja­ Disa planete ndikojne edhe ne ekonomine tuaj. Pjesa e dyte e muajit do te jete me delikatja, do te paguani shume marramendesi qe keni lene ne harrese. Do te arrini te shfrytezoni momentet me te mira te situates

Ujori

Dashuria­ Fillon nje periudhe pozitive ne lidhje me dashurine tuaj! Do te ndjeheni te dashur, ashtu sic ju deshironi dhe do te arrini te ndryshoni me forcen e deshires mendimet e te tjereve. Lumturia juaj do te mberrije dite pas dite, dhe me teper se kurre do te jeni te vetedijshem per prezencen e personit te dashur ne jeten tuaj. Shendeti­ Qielli do perkrahi iniciativat tuaja. Marsi ka rezervuar per ju energji dhe force te jashtezakonshme, nuk duhet te nenvleresoni perkeqesimin e momentit duhet te tregoheni me te kujdesshem me fizikun tuaj, sic keni bere deri ne keto momente. Puna­ Ne dhjetediteshin e pare te majit, do te shfaqet nje periudhe teper pozitive ne sektorin profesional, cilado qofte situata juaj. Personat qe presin nje dashuri te re mund te marrin oferta te rendesishme. Paraja­ Planetet ju garantojne, pervec suksesit profesional, edhe sukses ne aspektin financiar. Te privilegjuar do te jene ata persona qe kane lidhje me aktivitetet artistike.

Peshqit 

Dashuria­ Jeta juaj privat do te jete nje parajse e vertete. Do te jete nje periudhe e vleresuar, si ne profilin emocional, ashtu edhe ne ate erotik! Gjera te reja parashikohen edhe per beqaret e shenjes, me teper se kurre duhet t’i kushtoni vemendje fatit’. Shendeti­ Marsi ju dhuron nje shendet te mire, energji, force, kuraje, mbi te gjitha per ata persona qe merren me praktikumin e nje sporti. Keni edhe shpirtin e sakrifices. Venusi ju dhuron energji dhe shendet te mire, qe nuk do te kaloje sigurisht pa u vene re nga te tjeret. Puna­ Nuk do te mungojne momentet e tensionit ne aktivitetin tuaj profesional. Ne fakt ndjeni nevojen e ndryshimeve, por nese nuk arrini deshiren tuaj do te ndjeheni te merzitur. Paraja­ Dy javet e para te muajit do te jene ideale per realizimin e investimeve ne lidhje me parate qe do te merrni. Intuita juaj mund t’ju vije ne ndihme per te marre nje vendim te rendesishem, rrezikoni te shpenzoni para per shtepine dhe per veten tuaj./Arbresh.info/