Icardi flet keq për De Boerin, e ndryshe për Piolin

0

Mauro Icardi ka zbuluar se situata ishte bërë e padurueshme nën menaxhimin e trajneri Frank de Boer,përcjell Telegrafi.

Holandezi kishte ardhur për ta zëvendësuar Roberto Mancini para fillimit të sezonit, por ai u shkarkua pas humbjes së shtatë të tij në 14 ndeshjet e para.

Stefano Pioli erdhi dhe e zëvendësoi atë dhe Interit duket që është futur në një rrugë të duhur.

“Situata me De Boer ishte bërë e padurueshme”, ka thënë  Icardi në një intervistë për Gazetën dello Sport.

“Lojtarët të cilët nuk luanin ishin me të vërtetë të pakënaqur dhe nuk merrnin pjesë me shumë dëshirë as në festimet dhe gëzimin e ekipit”.

“Tani me Pioli atmosfera ka ndryshuar, madje edhe ata që nuk janë duke luajtur ndjehen të përfshirë në projekt dhe janë të kënaqur që të jetë pjesë e grupit”, ka thënë kapiteni i Interit. /PodujevaPRESS/