Ismet Beqiri pas takimit: LDK-ja unike për demarkacionin

0

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka komentuar takimin e sotëm me ambasadorin Delawie dhe diplomaten Apostolova. Beqiri ka thënë se ishte jashtëzakonisht takim i mirë.

“Ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë, i qetë dhe tolerant.  Agjenda është e përcaktuar, nesër shkon mocioni më pas procedohet demarkacioni. Mocioni është me pika të paqëndrueshme, i bazuar në dëshira personale për të rrëzuar kryeministrin Mustafa. Asnjë kryeministër nuk ka punuar në kushte më të rënda se sa Isa Mustafa dhe qeveria e tij.  Ju garantoj se LDK nuk ka asnjë votë kundër qeverisë. Sa i përket demarkacionit LDK është unike, më unike se kurrë më parë. Ne nuk i friksëohemi zgjedhjeve sepse kemi patur suksese” ka thënë Ismet Beqiri./Indeksonline