Isufi numëron të arriturat e Qeverisë Haradinaj

0

 

Në emër të grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka lavdëruar qeverisjen e këtyre ditëve të Haradinajt, duke përmendur zgjidhjen e problemit të Hadës, shkarkimin e bordeve politike, zotimin për ligjin për Prishtinë, angazhimin për Trepçën dhe çështje tjera.

Ai në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar kur është fjala për çështje kapitale.

“E keni programin qeveritar, urdhëroni lexone dhe mos kritikoni pa lexuar. Kjo Qeveri ka filluar të punojnë me një dinamikë më të madhe dhe lejoni që qeveria të punojë 100 ditë. Haradinaj ka vepruar këto ditë me Haden, veteranët, bordet  politike, zotimin për ligjin për Prishtinë, angazhimin për Trepçën dhe mos fantazoni por bazohuni në faktet”, ka thënë ai./IndeksOnline/