Ja çfarë raportuan agjentët e CIA-s për Podujevën |DOKUMENT

0

Sikur edhe shumë komuna tjera, as komuna e Podujevës nuk i ka shpëtuar pa vrojtuar dhe përcjellur dinamikën e jetës shoqërore. Kjo është bërë nga agjencia më e fuqishme e intelegjencës në botë, asaj amerikane, CIA, shkruan portali PodujevaPRESS.com

CIA amerikane para pak ditësh ka deklasifikuar me mijëra dokumente deri më tani konfidenciale për publikun e gjerë.

Në një dokument i datës 11 shkurt 1954, të cilin e posedon PodujevaPRESS,  komuna e Podujevës në një faqe të vetme evidentohet apo ceket dy herë. Ku flitet për gjendjen e shkollave shqipe në vendet e ish Jugosllavisë të cilat banoheshin nga shqipëtarët.

Pika 1. Ku tregohet se gjatë kohës së ish Jugosllavisë, në Podujevë ka pasur shkolla të mesme, gjimnaze ose shkolla normale në gjuhën shqipe, dhe

Pika 3. Tregohet se qeveria Jugosllave e asaj kohe është përpjekur të bëjë ndryshime në shkolla të nivelit më të ulët, ku përmendet edhe Podujeva, ku thuhet, pavarësisht rezistencës nga mësusesit, prindërit dhe nxënësit./PodujevaPRESS/