Ja çka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Aksidentet në vend nuk po kanë të ndalur. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 50 aksidente, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet. Edhe numri i të arrestuarve po del të ketë qenë goxha i lartë. Që prej dje nën pranga nga Policia e Kosovës janë vënë 31 persona, shkruan Gazeta Express.

Për vetëm 24 orë, dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Gjatë këtyre orëve kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente, 23 prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Për një prej aksidenteve me fatalitet Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin egjiptian.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe gjatë tretmanit mjekësor, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kështu njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh që lëshon çdo ditë për media.

E përveç aksidenteve që kanë ndodhur, edhe numri i të arrestuarve po del të ketë qenë i lartë, krahasuar me ditët e tjera. 31 persona janë vënë në pranga që prej dje.

21 prej tyre janë në mbajtje, derisa pesë të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Ndërkohë, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 95 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut. /GazetaExpress

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu