Ja si nuk e lejonte UNMIK-u dhe KFOR-i vendosjen e flamurit kombëtar në komunën e Podujevës në vitin 2000 (Foto/Video)

0

Urdhri i UNMIK-ut që në të gjitha ndërtesat komunale të jetë vetëm flamuri i OKB-së, i kishte zemëruar shqiptarët në Podujevë.

Para ndërtesës komunale, me 4 gusht 2000, qindra qytetar të Podujevës u mblodhën duke kërkuar kthimin e flamurit në objektin e komunës.

Brigadieri britanik Sherreff kishte dhënë urdhrin për rreth 200 ushtarë të KFOR-it për të shtyrë turmën mbrapa, dhe të mos lejoheshin protestuesit të hynin mbrenda, raportonin mediat nderkombëtare, transmeton PodujevaPRESS.com

Shqiptarët e sfiduan urdhërin e KFOR-it dhe dhuna gati sa nuk fillojë.

Ndërtesa komunale ishte e rrethuar nga snajperë të KFOR-it. Barrikada u ngritën para objektit komunal për të ndalur turmën që lëviznin përpara, për të hyrë në komunë dhe për ta vendosur flamurin kombëtar.

Në një prononcim për gazetar komandanti i KFOR-it britanik Richard Shirreff  kishte thënë:

“Ne jemi krejtësisht të lumtur që shohim flamuj shqiptarë kudo, mirëpo jo në ndërtesat komunale, dhe ata (qytetarët) kanë sfiduar administratorin lokal dhe oficerin komandues të KFOR-it, dhe insistuan ku edhe e vendosën atë (flamurin) prapa shpinës, kështu që kjo është vetëm një masë paraprake për ti penguar ata.” /PodujevaPRESS.com/