Jeta Xharra kritikon Qani Mehmedin edhe në ditën e tij të vdekjes (Foto)

0

Kur gjithë personalitetet e shquara publike, gazetarë, politikanë e publicistë, e kanë nderuar veprën e Qani Mehmedit, gazetarja Jeta Xharra ka zgjedhur ta kritikojë.

Ajo nuk ka kursyer as ditën e vdekjes së Mehmedit, për t’i kujtuar fjaltë e tij, që sipas Xharrës, ai i ka thënë për BIRN’in, shkruan gazetametro.net.

‘Disa prej nesh do ta mbajnë mend edhe si njeriun që na tha se raportet tona(BIRN-it) janë ‘të ziera në kuzhinat e Beogradit!’ Apo, nuk duhet të thuhen krejt të vërtetat kur vdes dikush, vetëm të mirat? Nëse është kështu më fal që po e prishi bontonin e mortit’, ka komentuar Xharra në profilin e Dita Saraçini Kelmendit.