Juventus kërkon Hysajn? Përgjigjet Napoli

0

Skuadra e Juventusit ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj

Nga mediat përtej Adriatikut, emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt, është lakuar shpesh si pjesë e dëshirave të skuadrave të mëdha.

Së fundmi, në skenë del edhe ekipi kampion i Italisë, Juventusi. Bianconerët kanë qenë të gatshëm për të nisur një bisedë rreth transferimit të mundshëm të Hysajt në Torino.

Por, reagimi i napolitaneve ka qenë i menjëhershëm: “Hysaj nuk preket!”. Hysaj llogaritet si lojtar i paprekshëm nga trajneri Maurizio Sarri dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. /Express/