Kadri Veseli me bashkëshorten vizituan këtë familje llapjane (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Podujevë, ku ka potencuar suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë, si dhe Konventën e 9-të zgjedhore, transmeton portali PodujevaPRESS.com

Por si duket zoti Veseli ka gjetur kohë të vizitojë sot edhe një familje të njohur llapjane. Ai së bashku me bashkëshorten Violetën kanë vizituar familjen e heroit Afrim Zhitia.

Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë vëllai i heroit, Syla, në facebook. Ai ka shkruar se sot kishin një vizitë të veçantë në familje.