Kastrati: FSK-në nuk e bën ushtri emri, por ndryshimi i misionit

0

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, beson fuqishëm se FSK-ja do të arrijë të bëhet ushtri vetëm me miratimin e tre projektligjeve të propozuara në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se këto projektligje kësaj force ia ndryshojnë misionin, duke i dhënë detyra ushtarake për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Sipas Kastratit, FSK-në ushtri nuk e bën emri, por ndryshimi i misionit.

Ai ka vlerësuar se pas ShBA-së, edhe aleatët e tjerë strategjikë do ta përkrahin transformimin e FSK-së.

Ish-komandanti i FSK-së ka treguar se edhe aleatët strategjikë të FSK-së e kanë kuptuar se transformimi i kësaj force me ndryshime kushtetuese është i pamundur.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu