Kështu duket tani Sheshi i Dëshmorëve në Podujevë | PAMJE

0

Në Podujevë kanë filluar punimet në realizimin e projektit të ndërtimit të Bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit.

Projekti i ndërtimit të Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve është dy vjeçar, kurse me për shkak të fillimit të zhvillimit të punimeve një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” (nga udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “Dr.Bajram Krasniqi” deri te udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “19 Qershori” – Rruga e re tek Xhamia), prej sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Është shqetësues fakti së për rregullimin e kësaj pjese të qendrës së qytetit janë dhënë mijëra euro kur janë vendosur shtatoret e dëshmorëve para pak viteve.

Për më shumë këto janë pamjet nga Sheshi i Dëshmorëve: