Këto janë fjalët e trajnerit të Bullgarisë para ndeshjes me Kosovën

0

Petar Hubchev mendon se Bullgaria nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Kundërshtari, me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, Bullgaria, ka lëshuar pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”, raporton Gazeta Express.

Bullgaria gaboi në shtëpi duke barazuar 1-1 me Malin e Zi.

Pas ndeshjes, trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, dha një deklaratë krejtësisht tjetër me atë që kishte bërë ai i Danimarkës, Age Hareide.

Hareide kishte thënë se ndeshja me Kosovën “është si një stërvitje për ne”, por ata morën një barazim falë një goli në fund të ndeshjes, sfidë që përfundoi 2-2.

Hubchev thotë se e ka parë atë ndeshje dhe ka vetëm fjalë të mira për “Dardanët”.

“E kemi shikuar dhe analizuar Kosovën, i kemi parë ndaj Danimarkës, kanë një ekip të mirë dhe serioz”, ka deklaruar Hubchev.

“Ata treguan karakter në 20-25 minutat e fundit”.

Kosova e Bullgaria do të përballen të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu