KF Llapi: Kryetari i FFK-së i ka dhënë 38 mijë euro Prishtinës për të fituar kundër klubit llapjan

0

Klubi futbollistik Llapi ka lëshuar akuza të rënda ndaj FFK-së dhe kreut të saj, Agim Ademi, pas ndeshjes ndaj Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.

Llapianët shënuan fitore minimale 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Ahmed Jonuzi, një ndeshje e cila u përcoll me tensione në fushë.

Pas ndeshjes, klubi i Llapit permës një postimi në Facebook, ka bërë akuza të rënda ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit Agim Ademi.

“Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën, por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin. Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€”, shkroi ndër të tjera klubi  i Llapit.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu