Kjo është gjendja e fushës në “Zahir Pajaziti” para gjysmëfinales së zjarrtë (Foto)

0

Mëngjesin e sotëm në Podujevë, reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës janë shndërruar në reshje të borës si pasojë e temeraturave të ulëta, njofton PodujevaPRESS.

Sot në Podujevë Llapi e pret Drenicën, ku pritet të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë. Mirëpo reshjet e borës kanë bërë që fushën ta mbulojë bora, çka mund ta vështirësojë zhvillimin e mirëfilltë të ndeshjes.

Sipas institutit hidrometeorologjik të Kosovës, moti i ngjashëm do të mbizotëroj në vend deri të dielen. /PodujevaPRESS/