Komuna e Podujevës shpall njoftim për kontratë për furnizime me fidane të mjedrës (foto)

0

Komuna e Podujevës ka shpallur njoftim publik bazuar në rregullat dhe procedurat e prokurimit publik për furnzim me fidane të mjedrës, ku paraqitet mundësia për ofertim nga ana e operatorëve të  ndryshëm ekonomik.

 Vlera e kësaj kontrate parashihet të jetë mbi 220 mijë euro, për furnizim me 292,000.0 copë fidane të llojeve të ndryshme, të cilat më pas do tu shpërndahen fermerëve në formë të subvencionimit.

Mirëpo, burimet e PodujevaPress mbrenda organeve komunale bëjnë të ditur që edhe vitin e kaluar ishte premtuar një subvencionim i tillë, i cili nuk ishte realizuar edhe pse kishin aplikuar mbi 300 fermerë të cilët i kishin plotësuar kushtet e parapara për aplikim.