Kroacia bllokon Serbinë për Kapitullin 26: Vuçiqi arratiset nga Brukseli!

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sonte do ta lë Brukselin për t’u kthyer në Beograd, pasi Kroacia ka bllokuar hapjen e Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Vuçiq e konfirmoi vendimin e tij pas takimit që zhvilloi me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, raporton gazetablic.com.

Kryeministri serb gjatë ditës kishte njoftuar se nëse Kroacia nuk heq dorë nga bllokimi i Kapitullit 26, ai nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm ndërqeveritar në Bruksel.

Protesta e Vuçiqit, koincidon me vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që po zhvillon në Beograd, ku edhe ka njoftuar mbështetjen ruse për Serbinë, si në aspektin ushtarak, deri në atë që garanton mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë.

Rusia është kundër integrimit të Serbisë në BE dhe në NATO, pasi i konvenon një Serbi e kontrolluar nga Kremlini.