8.5 C
Podujeva
Sunday, October 20, 2019
Ballina Lajme KSHZ: Nuk mund të ketë referendum së bashku me zgjedhjet

KSHZ: Nuk mund të ketë referendum së bashku me zgjedhjet

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kërkon nga 12 komuna të ndalojnë me aktivitetet për përgatitje dhe organizim të referendumeve lokal për çështjen e emigrantëve, deri në deklarimin e Gjykatës Kushtetiese.

Kjo kërkesë vlen për Koçanin, Shtipi, Gjevgjelinë, Kavadarin, Negotinën, Velesin, Manastirin, Prilepin, Radovishin, Ohrin, Aerodromin dhe Gazi Babën, ku këshilltarët sollën vendime për mbajtje të referendumeve në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, vendime të cilat gjithashtu u ndaluan nga Inspektorati për Vetëqeverise Lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dyshimet vazhdojnë të mbeten nëse referendum mund të mbahet në Karposh dhe Gjorçe Petrov, si dhe në Debërc, e cila paralajmëroi referendum për deponinë./Telegrafi/