Kupa e Kosovës: Llapi trondit Feronikelin

0

Llapi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Llapit ka arritur që ta eliminoj Feronikelin nga Kupa e Kosovës, pasi e mposhti në Drenas, pas ekzekutimi të penalltive (2:4)

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me super golin e Festim Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 59-të nga gjuajtja e lirë, shkruan Express.

Por, vetëm shtatë minuta më vonë vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me autogolin e Hamdi Namanit.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt dhe u deshtë koha shtesë për tu përcaktuar çerek-finalisti i Kupës së Kosovës.

Në minutën e 105, Mirlind Daku kaloi Llapin sërish në epërsi 1:2. Por, vendasit arritën që ta barazoj rezultatin në 2:2 me golin e Mendurim Hotit, nga penalltia, në minutën e 120.

Kështu, pas ekzekutimit të penalltive llapjanët arritën që të kalojnë në çerekfinale pasi ishin më të skaët nga penalltia (2:4).