Kurti e pranon se Amerika e rrëzoi nga pushteti

0

Pas rrëzimit të Qeverisë dje me 82 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka ardhur reagimi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti si rrallëherë e pranon publikisht se prapa rrëzimit të tij nga pushteti qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai thotë se mocioni i pregatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte porosi e qartë e ambasadorit Richard Grenell.

Kryeministri në detyrë thotë se u shkarkua tani nga Grenell, madje thotë se jeta e qytetarëve është në rrezik tani.

Ai thotë se pas kësaj kuptohet se mbi 80 deputetë që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe të kalojnë shkëmbimin presidencial, mes Thaçit dhe Vucicit, që ai i referohet si shkëmbim territoresh.

“Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial” shkruan Kurti.///gazetametro.net