Ky është lojtari i cili u largua nga KF “Llapi”

0

Llapi duhet të mendojë për zëvendësimin e njërit prej futbollistëve më të mirë, Egzon Sinanit. Kjo pasi mbrojtësi është ndarë me klubin llapjan, duke mos gjetur akordin pas bisedave që kanë pasur ditëve të fundit.

Vet futbollisti ka konfirmuar ndarjen me Llapin. ”Kontrata ime me Llapin kishte skaduar me përfundimin e edicionit të fundit. Kemi biseduar me drejtuesit e klubit për ta vazhduar atë, por nuk kemi gjetur akordin, andaj jam futbollist i lirë”, është shprehur Sinani për Gazetasheshi.com.

Ai pohon se ka disa oferta dhe shpejt do të behet me ekip të ri.

Sinani ishte njëri nga futbollistët më profitabil të Llapit, duke luajtur në të gjitha ndeshjet si startues, derisa ka edhe një numër të konsiderueshëm të golave, kryesisht nga ndërprerjet. /GazetaOlle/

Fotografia e Egzon Sinani