Lajm i mirë: QKUK, merr një vendim të rëndësishëm

0

Është hequr Lista e Pritjes për CT në mushkëri, pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite në QKUK, transmeton Gazeta Metro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në Facebook duke thënë se me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre

“Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre”.

Tutje Ismaili ka thënë se pacientët këtë shërbim tani mund ta kryejnë brenda dy ditëve dhe kjo do t’i kursej ata nga shpenzimet financiare.

“Tani të gjithë ata mund ta marrin këtë shërbim brenda dy ditëve. Kjo do të shkurtoj edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do ti mbrojë ata nga shpenzimet e shumta financiare”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar kanë deklaruar se po angazhohen që gjatë këtij viti të hiqen Listat e Pritjes edhe për shërbimet tjera që ofrohen në QKUK./gazetametro.net

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu