Lajmërohet nga arratia ish-komandanti ‘Molla e Kuqe’, familjarët zbulojnë çka u tha atyre

0

Ish-ushtari i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, po vazhdon të jetë në arrati që nga koha kur atij i erdhi ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale

Avokati i tij, Natal Bullakaj, tha gjatë ditës së djeshme se as ai e as familja e Remzi Shalës nuk janë në dijeni për vendndodhjen e ish-ushtarit të UÇK-së.

 

 

Avokati Tomë Gashi, tha se arratisja e Remzi Shalës mund të shërbejë si precend nga Gjykata Speciale për të ftuarit e tjerë.

Sipas tij, të njëjtit mund të arrestohen dhe të dërgohen në paraburgim, sepse ekziston bindja se ata mund t’i ikin thirrjes nga kjo gjykatë.

E megjithatë, Remzi Shala siç duket nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Të afërm të tij, i kanë thënë lajmit se Shala nuk do t’i përgjigjet ftesës së Speciales.

Ata thonë të kenë kontaktuar me të, dhe se i njëjti u ka thënë se është i vendosur të qëndrojë në arrati.

“Kemi kontaktuar me të. Krejt çka mund të themi është se ai është i vendosur mos t’i përgjigjet Gjykatës Speciale. Ne i kemi kërkuar të paraqitet, por është vendim i tij”, ka thënë një i afërm i Shalës.

E pikërisht për arratisjen e Shalës, pasoja ka paralajmëruar edhe vetë Specialja.

Në një përgjigje Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë paralajmëruar pasoja ligjore për të gjithë ata që nuk i përgjigjen ftesave.