LDK kategorike: Pa e marrë këtë post nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen

0

LDK ka vullnet të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive, siç thonë ata, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe pa ju nënshtruar presioneve publike.

Kjo është një pjesë e deklaratës që ka lëshuar sot Lidhja Demokratike e Kosovës pas tensioneve që ndodhen dje mes dy palëve. Ato kryesisht ishin mediale, duke sulmuar njëra – tjetrën nga studio televizive apo statuset në Facebook.

Por ky vullnet i LDK-së nuk nenkupton heqje dorë nga hisja që pretendon në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen. Dhe kryesorja është presidenti.

Burimet e Reporterit thonë se LDK mbetet e vendosur kategorigisht se ‘nuk pranojnë marrëveshje pa u përfshirë edhe posti i presidentit’. Kjo madje, sipas burimeve, edhe me çmimin e mosfutjes në koalicion.

I padiskutueshëm posti i presidentit mbetet edhe për VV-në. Por, ata thonë se nuk duhet të hyjë në marrëveshje, sepse nuk është pozitë e lirë. Këtë e tha edhe Galuk Konjufca mbrëmë në debatin televiziv “Pressing”.

Sidoqoftë, takimi i paraparë për sot mes palëve është anuluar dhe nuk ka shenja se kur mund të mbahet.