LDK-së në Podujevë i largohet një asambleiste, shkon në AAK (Foto)

0

Asamblistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës, Mrika Thaqi ka ndërruar partinë

Mrika si asambliste e LDK-së ka kaluar në Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kalimi i saj në këtë parti është bërë e ditur dje gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Kujtojmë se Mrika edhe më heret ishte anëtare e AAK-së, por kishte kaluar në LDK ku ishte shpërblyer me postin e Drejtoreshës për Kulturë Rini e Sport. Në zgjedhjet e vitit 2017 Mrika ka garuar si kadidate e LDK-së.