Lirak Çelaj: Cinizëm në PDK, as nuk e kem votuar e debatuar për Kryesinë e re

0

Kryetari i Degës së PDK’së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka reaguar përsëri ndaj partisë së tij për emërimet e reja në Kryesinë e re të partisë, shkruan Gazeta Metro.

Çelaj ka shkruar se komunikata e Kryesisë së PDK’së shfaq cinizmin dhe jo demokracinë që mbizotëron brenda kësaj partie.

Ai ka thënë se askujt nuk ju ka mundësuar të votoj e as nuk ka biseduar për Kryesinë e re të PDK’së, aty janë paraqitur sipas tij emra që nuk janë deklaruar para Këshillit Drejtues të PDK’së.

Postimi i plotë nga Çelaj:

Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së

Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:

…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…

Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.

Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy 😂..

Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-sëSot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:…….

Gepostet von Lirak Çelaj am Mittwoch, 22. Januar 2020