Llapi afër finales së madhe

0

Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Drenicës dhe Llapit përfundoi pa gola, dhe kështu gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Podujevë, njofton PodujevaPRESS.

Ishte një lojë e mirë dhe e hapur, me shumë raste nga të dyja palët sidomos në pjesën e dytë, mirëpo rrjetat nuk u prekën asnjëherë.

Nuk do të thotë se ky rezultat i bardhë e favorizon Llapin në shtëpi pasi çdo barazim me gola do ta dërgonte Drenicën në finalen e madhe, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet që i ka arritur Llapi prej se është rikthyer në stadiumin “Zahir Pajaziti”, atëherë e ka një përparësi të lehtë.

Me 19 prill luhet ndeshja e kthimit. /PodujevaPRESS/

Bëje LIKE faqen PodujevaPRESS për tu njohur me lajmet e fundit nga Podujeva: KLIKO KËTU