Llapi nis përgatitjet për stinorin pranveror

0

Edhe skuadra e Llapit sot ka filluar me fazën përgatitore për stinorin pranveror të sezonit 2019/20.

Skuadra e Llapit sot ka nisur fazën përtaditore për stinorin pranveror. Të prirë nga kryetrajneri, Tahir Batatina, dhe stafi i tij, futbollistët, ata që ishin pjesë e klubit në stinorin vjeshtor dhe që do vazhdojnë të jenë edhe në pranverë si dhe transferet e ardhura kanë mbajtur seancën stërvitore në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, njofton klubi llapjan.

Stërvitja e sotme filloi me vrapime në grup e më pas vazhdoi edhe me pasime në koordinim dhe në fund u mbyll me lojë. Në stërvitje është paraqitur edhe i rikthyeri nga lëndimi, Bujar Idrizi i cili po vazhdon me fazën e rikuperimit ndaras nga grupi, poashtu pjesë e skuadrës do jetë edhe Ardian Hoti i cili është bashkuar me Llapin pas gjashtë muajve huazim tek Dardana, kurse sot me leje të trajnerit, munguan vetëm Mërgim Pefqeli dhe Benjamin Emini.

Skuadra sot ka nisur përgaditjet për stinorin pranverorPodujevë, 6 janar 2020 – Skuadra e Llapit sot ka nisur fazën…

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 6. Januar 2020