Llapi shkarkon trajnerin Rexhepi, rikthehet Batatina

0

Llapi ka shkarkuar trajnerin Xhengis Rexhepi, derisa ka konfirmuar se në atë post rikthehet Tahir Batatina, i cili ishte drejtor sportiv i klubit gjatë kësaj kohe.

“Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftim.

KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë.

“Njëherësh klubi njofton se nga dita e sotme, kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, thuhet në njoftim.