Llapi ska të ndalur

0

Llapi e ka mposhtur Vllazninë 1:0 në xhiron e dytë në Superligën e Kosovës.

Llapi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke rrëmbyer edhe tri pikë tjera.

Skuadra e Tahir Batatinas ka mposhtur në udhëtim Vllazninë e Pozheranit, me rezultat minimal 0:1.

Golin e fitores dhe të tre pikëve për Llapin, e shënoi Miran Maksuti në minutën e 87’të.

Llapi tani ka grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Vllaznia mbetet pa asnjë pikë. /Gazeta Express/