Llapi triumfon ndaj Vushtrrisë

0

Skuadra e Llapit ka arritur fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve miqësore, duke mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 1:0. Llapjanët gjatë gjithë takimit ishin më të mirë se Vushtrriasit duke krijuar një mori rastesh që u konkretizuan me vetëm një gol. Goli i vetëm u shënua nga Berat Hyseni në minutën e 36 të ndeshjes pas një aksioni fantastik të nisur nga mesfusha e Llapit, pastaj te Festim Krasniqi që me një krosim fantastik tek Berat Hyseni i cili arriti golin e parë në ndeshje.

Skuadra e Llapit, takimin e nisi me këtë 11-she: Ilir Avdyli – Leutrim Kadriu, Dardan Jashari, Hamdi Namani/c/, Bujar Idrizi, Edon Zeqiri, Filonit Shaqiri, Kushtrim Shabanaj, Valon Zeqiri, Festim Krasniqi, Berat Hyseni.

Kjo është fitorja e radhës për djelmoshat llapjan në ndeshjet miqësore dhe po shërben si një test i mirë para fillimit të edicionit pranveror dhe garave të Digitalb Kupës./llapifc.com