Llapi u “shkel” nga Flamurtari, ja çfarë thotë Batatina

0

Skuadra e Llapit është shokuar në shtëpi nga Flamurtari duke u mposhtur me rezultatin 4:1 në ndeshjen e xhiros së 17-të dhe njëherësh të fundit për stinorin vjeshtor.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili e vlerësoi kështu humbjen.

“Në pjesën e parë kemi mundur ti shënojmë tre gola, luajtëm me lojtarë të ri, na nevojitet një sulmues tipik. Në janar po i bëjmë katër blerje, lojtarët kryesor të Llapit nuk kanë mundur të na ndihmojnë për shkak të lëndimeve, nuk na nevojiten të tillë”, ishin fjalët e Batatinës për SSK.

Llapi e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e shtatë me gjithsej 24 pikë.