Lorik Aliu flet pas transferimit tek Llapi: Synojë titullin kampion

0

Skuadra e Llapit ka transferuar mesfushorin e talentuar, Lorik Aliu.

Aliu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin llapjan dhe zyrtarisht është pjesë e ekipit të Djengis Redjepit, shkruan GazetaBlic.

Aliu më parë ka luajtur për Prishtinën – ndërsa ka qenë edhe pjesë e Dortmundit, por lëndimi i pësuar i ka kushtuar atij me rikthimin në Superligë.

Lorik Aliu thekson se ka zgjedhur ekipin e Llapit – për arsye të shumta dhe shpreson se do ta fitojë titullin kampion këtë edicion.

“Për faktin që kam gati 4 vjet e gjysmë që nuk kam luajtur – jam shumë i gëzuar që të paktën do të fillojë përsëri. Shpresojë që nuk do të kem përsëri lëndime dhe falënderojë Llapin për besimin që ma kanë dhënë”, tha fillimisht Aliu për ‘GazetaBlic‘.

“Në ekipin e Llapit ka shumë konkurrencë – por unë po mendoj që do të zhvillojmë ndeshje të mira dhe me pak fat mund të shpallemi edhe kampion të Kosovës”, vazhdoi ai.

“Ambicjet e klubit, lojtarët dhe drejtori, Tahir Batatina kanë qenë arsyet që unë kam zgjedhur klubin e Llapit. Drejtori ekzekutiv, Batatina nuk ka nguruar asnjëherë që të më thërrasë – edhe në kohën kur unë isha i lënduar.”

“Shpresojë se do t’i kënaqim tifozët në këtë edicion dhe në fund t’i dhurojmë atyre titullin kampion”, përfundoi Aliu.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu