Mali i Zi ka nevojë për 20.000 punëtorë sezonal në bregdet

0

Sipas vlerësimeve të Zyrës së Punësimit të Malit të Zi, këtë sezon veror vetëm në bregdet do të kërkohen rreth 20.000 punëtorë sezonal.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kemal Purishiq, tha se një nga prioritetet kyçe në punën e Qeverisë është arritja e zhvillimit ekonomik si parakusht për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Ai shtoi se “forca e punës duhet të bëhet më konkurruese para se Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian, pasi më vonë, nga liberalizimi i tregut të punës, burimet njerëzore do të përpiqen të shkojnë në vendet e BE”.

Presidenti i Shoqatës turistike malazeze, Zharko Raduloviq, tha se Mali i Zi nuk ka forcë të mjaftueshme të punës.

“Ne në turizëm kemi nevojë për rreth pesë deri në shtatë mijë punëtorë. Njerëzit tanë nuk duan të punojnë pasi janë pagat e vogla,” vuri në dukje Raduloviq.

Ndryshe, pagat e punëtorëve sezonal në Mal të Zi janë rreth 500 euro, dhe në rajon pagat më të larta janë vetëm në Kroaci.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu