Marrëveshje e heshtur për rritje çmimi: Nuk ka më kafe 50 cent në Podujevë

0

Kafiterit dhe restorantet e Podujevës në mënyre unanime kanë vendosur të rrisin çmimin e kafes, transmeton PodujevaPRESS.com

Në as një lokale apo restorant në Podujevë  së shpejti nuk do të mund të pini kafe me 50 cent, siç ka ndodhe me herët. Tani çmimi në disa kafiteri është rritur nga 0.50-0.70 për makinaton e vogël dhe të madhe, e këtë do ta bëjnë edhe kafiteritë e tjera.

Ky vendim është marrë nga bizneset llapjane në mënyrë të msheftë mëson PodujevaPRESS.com, me qëllim përfitimi nga mërgata kosovare, dhe me qëllim për të mos u hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ata do ti ngrisin çmimet brenda dy javësh.

Një prej arsyeve është sipas disa pronarëve të kafiterive se nuk po mund të marrin kamariera, e për këtë u duhet të ngriten çmimet.