Marrin mbi gjysmë milioni euro nga shteti por VV vazhdon të kërkojë para nga qytetarët

0

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me avazin e vet, me një nga praktikat që i ka mundësuar funksionimin më të mirë, donacionet nga qytetarët. Por kjo parti sikurse të gjitha partitë parlamentare marrin para nga shteti. Buxheti për VV-në këtë vit pritet të kaloj milionëshin.

Vetëm vitin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike kishte marrë 560 mijë euro.

Atë vit, Lëvizja Vetëvendosje kishte 16 deputetë në grupin parlamentar të tyre. E rivali politik i Vetëvendosjes, Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 1 milionë e 295 mijë euro. LDK-ja kishte marrë mbi 1 milion euro me 30 deputetë.

Këtë vit, Lëvizja Vetëvendosje që ka 32 deputetë, pritet të marrë afërsisht 1 milionë euro, raporton Insajderi.

Shuma do të rritet nëse AAK-ja pas NISMA-s do të dalë i grup i veçantë parlamentar.

 Por në cilindo version, njashtu sikurse votat, Vetëvendosjes do t’i shumohen edhe shuma e buxhetit që ndanë shteti për Komisionit Qendror Zgjedhor, që ndanë mjete për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike, të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve për një mandat.

Megjithatë, ky fakt nuk e ka ndalur Lëvizjen Vetëvendosje që të vazhdojë të kërkoj donacione nga qytetarët, pak para nisjes së fushatës për zgjedhje lokale, që mbahen me 22 tetor.

Kjo praktikë të kërkimit të parave është e njohur në VV, me vite. Në faqen e tyre online, kjo lëvizje ka nxjerrë një platformë, ku kërkon para nga qytetarët.

“Jep kontribut! Lëvizja s’mundet pa ju”, thuhet në mbishkrimin ku kërkohen edhe shuma të tilla si 1 mijë euro e lartë.

Platforma të ofron një mundësi kontributi duke filluar nga 5 euro e deri në 1 mijë euro./Insajderi.com