Mediat serbe raportojnë se KFOR-i dhe NATO-ja kanë kërcënuar Serbinë: Nëse hyn në Kosovë, bëhu gati për luftë

0
Maj. Gen. Michael Bednarek (center), First Army Division East commander, visited Camp Atterbury, Ind., walks to the training area along with Maj. Gen. Renaldo Rivera, Virgin Islands National Guard adjutant general, and Col. Steven Merkel, 205th Infantry Brigade commander based at Camp Atterbury, during a Kosovo Forces training exercise. Bednarek visited Camp Atterbury to review the training process the Soldiers heading to Kosovo as part of KFOR 12 receive prior to their deployment. Bednarek also spent some time with the deploying troops during lunch time. KFOR 12 is a brigade size combat team made of Reserve and National Guard Soldiers from 14 different states and territories.

Novosti raporton për kërcënimin e marrë nga Serbia në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.

Nëse Serbia për çfarëdo arsye vendos që me forcat e saj të intervenojë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapur, jo me Policinë e Kosovës por njësitet e KFOR-it dhe NATO-s.

Kërcënimi direkt dhe i rreptë i është bërë Serbisë në Beograd, gjatë takimeve të përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe shteteve më të fuqishme anëtare të NATO-s.

“Një diplomat ishte shumë i interesuar për mënyrën se si Beogradi ndjek ngjarjet dramatike nga Ujmani”, deklaroi një burim mirë i informuar për të përditshmen serbe Novosti, transmeton Lajmi.net.

“Në të njëjtin takim, ai kishte shprehur pakënaqësinë për vendimin e krerëve të Serbisë për ngritjen e gatishmërisë ushtarake”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO në skenarin e tashëm nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti të “armatosur”.

Diplomati perëndimor ka theksuar se KFOR-i e ka detyrën ti mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO.

“Krerët e Serbisë janë të vetëdijshme. Prishtina, e vetëdijshme për inferioritetin e saj ushtarak, gati asnjëherë nuk hyn në aksione vetanake, por sipas marrëveshjes, me konsultime me forcat e huaja ndërkombëtare dhe krerët e tyre politik”, thuhet në çarkun e sigurisë.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu