Mesfushori i Interit i ndihmon Milanit për transferimin e një superlojtari (Foto)

0

Mesfushori i Interit, Joao Mario ka këshilluar bashkëlojtarin e tij të Portugalia, Renato Sanches që të lërë Bayern Munichun për t’u transferuar në Milan

Ai beson se kjo do të ishte më e mira për Sanchesin, i cili ka nevojë për një skuadër ku luan rregullisht, pasi në Bayern konkurrenca është shumë e fortë.

Po ashtu, ai tha se do ë kishte edhe një shok të mirë në qytet.

“ne folëm pas ndeshjes së enjtes në mes të Interit dhe Bayernit në Singapor”, tha Joao Mario për La Gazzetta dello Sport.

“Ai është i ri dhe i fortë dhe e kuptoj se dëshiron të luajë në vazhdimësi, ndërsa në Bayern ka konkurrencë të fortë. I tash se nëse shkon në Milan do të gjente një skuadër të madhe dhe do të kishte një shok në qytet”.

Milan për Sanches ka ofruar 40 milionë euro, por Bayern Munich dëshiron vetëm ta huazojë për një sezon. /Express/