Momenti kur Melania “qëllon” Trump-in derisa ai tenton t’ia kapë dorën (Video)

0

Spekulimet rreth problemeve martesore mes Donald dhe Melania Trump sa vijnë e po rriten, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi në internet, shkruan Metro.

Gjatë udhëtimi zyrtar në Arabinë Saudite, Zonja e Parë është kapur nga kamerat duke refuzuar t’ia kap dorën presidenti amerikan për ta shoqëruar, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja filloi derisa po zbrisnin nga aeroplani presidencial Air Force One, ku Melania e godet Trump-in në dorë duke refuzuar t’ia japë dorën.