Nafta zbret 1.03 cent në Podujevë! (PAMJE)

0

Përderisa në shumicën e pikave të karburanteve po rriten çmimet e karburanteve, kompania ‘Petrol Company’ në pikën e saj në komunën e Podujevës ka ulur çmimin e naftës në 1.03 cent, transmeton portali PodujevaPRESS.com

Kjo ulje e çmimit të naftës është mirëpritur nga qytetarët. ‘Petrol Company’ njihet për karburantin e saj kualitativ. Kurse në pikat tjera të karburanteve çmimet naftës sillen rreth 1.12 deri 1.13 cent.

(Foto: Petrol Company në Podujevë)

Kohët e fundit ka pasur shumë ankesa rreth rritjes së çmimit të naftës.

Për këtë gjë ishte ankuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte takuar me përfaqësuesit e naftarëve dhe i kishte kërkuar ulje të çmimeve.

Po ashtu edhe vet Ministri i Tregtisë Endrit Shala kishte kërkuar nga naftarët të ulin çmimet.