Ndërron jetë biznesmeni llapjan Astrit Shabani

0

Sot në Podujevë ka ndërruar jetë, biznesmeni i njohur, Astrit Shabani.

“Edhe pse u nda nga ne në një moshë të hershme, veprat e tij do t’i kujtojmë përherë me mall dhe krenari, dashuria dhe mirësia e tij do të na përcjellin çdo herë, thuhet në njoftimin e familjes Shabani.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në ora 18:00 në fshatin Metehi, Podujevë.

Vlen të theksohet se i ndjeri, Shabani ishte kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Ndryshe, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi ka ngushëlluar familjarët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.-së.