Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e ardhshme |TABELA

0

Gjatë fillimit të kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë e me diell, ndërsa nga e mërkura priten reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të arrijnë deri në 20C, ditën e hënë, e më pas do të zbresin në 16C, e ditën e premte edhe deri në 13C.

Parashikimi i detajuar:

1.04 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

2.04 – Ngrohtë, paradite kryesisht kthjellët. Ditën vransira dhe diell, mundësi për riga lokale shiu.

3.04-4.04 – Të mërkurën, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e enjte, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

5.04 – Më freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale, e në pjesën e dytë të javës edhe nën këto vlera.