Në sallën e sportit të shkollës “Fan Noli” në Podujevë vihet zjarr, dy të lënduar

0

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 19:00 një person ka raportuar se nga persona të panjohur i është vënë flaka një pakoje parketi brenda sallës së sportit në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë.

Si pasojë e tymit lëndime trupore pësojnë dy punëtorë të sigurimit, të cilët kanë pranuar tretmanin mjekësor në Spitalin e Podujevës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë e Policisë. Rasti mbetet nën hetime.