Në Shajkofc mund të merrni molla falas (Foto)

0

Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.

Këtë ide, vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkofc i Podujevës i cili aktualisht është edhe këshilltar në kuvendin komunal nga radhët e AAK-së, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to.

Këtë model të cilin e praktikoi z. Rudari thot ta ketë marr si shembull nga Norvegjia, ku PodujevaPRESS e kishte botuar një shkrim se si veprojnë norvegjezët me mollët tepric.

Për dallim nga Kosova, Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.

 

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu