Në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete një person

0

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur se një person është gjetur dje pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllavicë të Lipjanit në orën 15:20, përcjellë Indeksonline.

 

 

“Raportohet se në arat e fshatit në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar”.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Polica./Indeksonline/