Nuk suspendohet profesori që rrahu nxënësin në Podujevë (Video)

0

Profesori Sabit Topalla, i cili shihet duke u përleshur më një të mitur në disa pamje amatore të xhiruara nga nxënësit, ende nuk është suspenduar nga puna.

Mirëpo po i njëjti këtë të hënë nuk është parë tek vendi i tij i punës.

Drejtori i gjimnazit Aleksandër Xhuvani, Naim Salihu, përmes telefonit, tha se mësimdhënësi momentalisht nuk është duke dhënë mësim.

Por, të kundërtën e kësaj e thonë në drejtorinë e arsimit në komunën e Podujevës.

Drejtori i Arsimit  në këtë Komunë, Agim Blakçori, përmes një e-maili, ka thënë se shumë shpejt pritet të ndërmerren masa konkrete ndaj personave përgjegjës që kanë çuar deri te ky incident.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu