OPINION: Bisedimet Kosovë – Serbi, shkuarja në bisedime me platformë INATI

0

Kosova në bisedimet me Serbinë në asnjë mënyrë nuk duhet te lejoj që bisedimet të zhvillohen duke pasur si temë vetëm Kosovën,nëse përfaqësuesit politik lejojnë të ndodhë kjo gjasat janë që Kosova të dëmtohet rëndë dhe kurrë më nuk do të këtë mundësi të bëhet shtet funksional, të shkohet në bisedime me një opsion është budallallëk.

Në bisedime nuk mjafton platforma e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në bazë të të cilës besohet se do të paraqitet delegacioni shtetëror i Kosovës, Evropa do ti ofroj  opsionet e veta, besohet se  do të jenë joshëse për Serbinë, gjithashtu edhe Serbia do të ketë opsionet e veta në të cilat padyshim do të ketë vetëm kërkesa për  pozitën e serbëve  e  në fund të bisedimeve të mos kushtëzohet me njohjen e Kosovës etj., kurse ne shkojmë ne bisedime me një platformë e cila është platformë INATI e jo për bisedime të rënda.

Në bisedime duhet të trajtohen edhe komunat me shumicë shqiptare, Bujanovc, Preshevë e Medvegjë, komunat me shumicë shqiptare myslimane Pazari i Ri, Sjenica, Tutin. Bisedimet të cilat nuk e trajtojnë këtë çështje janë të kota dhe nuk ofrojnë zgjidhje për asnjërën palë

Opcioni I

Pa prekjen e kufijve

Në takimin e Parisit nëse bisedohet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e bisedimeve duhet të jetë edhe pozita e shqiptarëve në Serbi.

Të gjitha të drejtat të cilat i gëzojnë serbët ë Kosovës duhet ti gëzojnë edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi,në kuadër të kësejë duhet të kërkohet;

  • Formimi i asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
  • Formimi i asociacionit me shumice shqiptare/mysliman në Pazar e Rii,Sjenicë e Tutin.
  • Këtyre dy asociacioneve tu garantohen të drejtat e njëjta si asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
  • Të garantohen me kushtetutë të drejtat e qytetare për shqiptarët të cilët jetojnë në vendet tjera të Serbisë.
  • Ky do të ishte opcioni për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbin, kuptohet si opsion pa korrigjim të kufijve.
  • Njohja reciproke në mes të dy shteteve,Kosova si shpërblim për formimin e asociacionit për shqiptarët e që jetojnë në Serbi, Serbisë ti falën dëmet materiale të luftës.

Opcioni II

Pa prekjen e kufijve

  • Pakoja e Ahtisarit, asociacioni i komunave me shumicë serbe me të drejtë vetoje për vendimet e këtij asociacioni nga ana e shqiptarëve të cilët jetojnë në këto komuna për secilin vendim, ky asociacion nuk duhet të këtë kompetenca ekzekutive.
  • Formimi i asosacionit të Komunave me shumcë shqiptare në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Pazar i Ri, Sjenice dhe Tutin me të drejta të njëjta si asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë,
  • Njohja reciproke në mes të dy shteteve, Kosova si shpërblim për formimin e asociacionit për shqiptarët e që jetojnë në Serbi, Serbisë ti falë dëmet materiale të luftës.

Opcioni III

Korrigjimi i kufijve

  • Korrigjimi i kufijve si opcion duhet të trajtohet jo si ide e Hashim Thaqit por si opcion real për përmbylljen e marrëveshjes me Serbin. Ky opsion i hapë rrugë një marrëveshje e cila do të përmbyllej në të mirë të të dya vendeve.
  • Presheva Bujanovci dhe Medvegja ti bashkohen Kosovës kurse Zveqni, Leposaviqi dhe Zubn Potoku ti bashkohen Serbisë, ky opsion duhet të lë në territorin e Kosovës fshatrat e banuara me popullsi shqiptare dhe Ujmanin në territorin e Kosovës.
  • Komuniteti serb i mbetur në Republikën ë Kosovës të këtë të drejta të njëjta si të shqiptarëve mysliman në Pazar të Ri, Sjenic dhe Tutin.
  • Njohja reciproke në mes të dy shteteve, Kosova si shpërblim për avancimin e të drejtave të shqiptarëve mysliman në Pazar të Ri, Sjenic e Tutin sikurse ato të serbëve të Kosovës, Serbisë ti falë dëmet materiale të luftës.

Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke të shteteve përkatëse, në kuadër të kësaj marrëveshje duhet të jenë edhe garancionet e bashkesisë Evropiane për rrugën e përshpejtuar për në bashkësinë evropiane për Kosovën dhe Serbin.

Behram Behluli-LULI